Trupi i pajetë i një burri është gjetur mëngjesin e sotëm në Golem.
Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur në bregun e detit, në afërsi të Malit të Robit.
Kufoma i përket një mashkulli rreth 70-vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, çka ka rritur dyshimet se ai mund të jetë mbytur në ujë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.



