
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar sërish mbi sulmin e ndodhur ndaj Sali Berishës gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor.
Duke e cilësuar si një akt të rëndë dhe të shëmtuar, ai tha se në asnjëlloj situate nuk mund të godasësh një të moshuar. Sipas tij, qëllimi i opozitës ishte një qëllim tjetër, donte t’i provonte Evropës që ky regjim po udhëhiqet në forma diktatoriale.
Shqipëria nuk ka takate të mëdha për të menaxhuar të tilla evente dhe ajo që ndodhi ishte më e pakta. Po të nisesh nga historia 30-vjeçare e politikës sonë ne kemi parë ngjarje të ngjashme por s’kemi specifikat e ‘97 këtë herë ishte më e qetë. Ky është një akt i shëmtuar që nuk duhet të ngjasë, dhe çfarë do që jetë pleqtë dhe fëmijët nuk goditen në çdolloj situate, është një akt i shëmtuar. Insistoj se fushëpamja që do bëj opozita lidhet gjithnjë me idetë dhe për fat të keq në situatën ku ndodhet është shumë e ngatërruar. Qëllimi i opozitës ishte një qëllim tjetër dhe ajo do ti provojë Evropës që ky regjim po udhëhiqet në forma diktatoriale dhe mendon se është e drejtë dhe se duhet parëm e seriozitet, pastaj mënyra se si do e zgjidhin këta te gryka malit apo çezmës është punë e tyre. Unë do ta shoh me qetësi dhe si i vjetër në shtyp do ishte e vlefshme që Rrama në këtë fazë të qërohet me ide.



