Një enzimë, e pranishme natyrshëm në trurin e grave në nivele më të larta se të burrave, mund të shpjegojë pse të parët janë më të ndjeshëm ndaj Alzheimerit.
Kjo u zbulua nga një ekip amerikan hulumtues i cili, në një studim të botuar në revistën shkencore Cell, zbuloi se aktiviteti i tepërt i kësaj enzime, të quajtur peptidaza specifike e ubiquitin-it 11 (USP11) , favorizon akumulimin e proteinës tau në tru, përgjegjës për formimin e agregateve toksike brenda qelizave nervore të trurit karakteristikë të sëmundjes Alzheimer.
Enzima specifike e ubiquitinit, peptidaza 11 (USP11), në veçanti, është e lidhur me X , që do të thotë se gjendet në gjenet në kromozomin X, pra shprehet në nivele dukshëm më të larta tek femrat sesa tek meshkujt.
Sipas studiuesve, kjo shprehje në rritje do të përfaqësonte "një faktor rreziku të lidhur me X, i aftë për të kontribuar në një ndjeshmëri më të madhe ndaj tautopatisë, pra ndaj neuro-degjenerimit të lidhur me tau-në tek gratë”, tha profesori David Kang i Departamentit të Patologjisë.
Lidhur me mekanizmin molekular të lidhur me enzimën USP11, studiuesit shpjeguan se si rritja e aktivitetit të kësaj enzime, lidhur me nivelet e larta të tau-së tek femrat, pengon degradimin dhe eliminimin e saktë të taut.
Procesi i eliminimit të taut të tepërt fillon me shtimin e një etikete kimike të quajtur ubiquitin. Prania e ubiquitin në tau rregullohet nga një sistem i balancuar enzimash (pjesë e të cilave është USP11), të cilat shtojnë ose heqin etiketën e ubiquitinit. Mosfunksionimi i këtij procesi mund të çojë në një akumulim jonormal të tau në sëmundjen e Alzheimerit.



