Ashtu siç pritej, francezja “Voltalia” është shpallur fituesja e ankandit për parkun fotovoltaik të Spitallës. Voltalia dhe kinezët e Universal Energy ishin dy kompanitë finaliste në garën ku morën pjesë pesë të tilla.
Parku fotovoltaik i Spitallës do të prodhojë 120 megavat energji elektrike. 70 megavat do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes dhe 30 në tregun e lirë.
Oferta e Voltalias ishte më e ulët se rivalët kinezë, 29.89 euro/mega.
Pak ditë më parë, gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, e paralajmëroi përzgjedhjen e Voltalias. Ajo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e vizitës së kryeministrit Rama në Francë pak ditë më parë.



