
Pikturimi në rërë është një art i rrallë dhe shumë pak artistë kanë aftësinë për ta krijuar këtë lloj vepre. Një nga ata është Fatmir Mura, një vlonjat që prej vitesh jeton e vepron në Itali.
Në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai prezanton këtë teknikë të veçantë dhe ndan eksperiencën e tij si krijues.
Fakti që kam zgjedhur të prezantoj artin e krijimi në rërë është diçka shumë sugjestive, shumë e rrallë, më ngjit farë lehtë.
Më përpara kam punuar me rërën gjithë ditën dhe nuk e dija një potencial dhe kaq fuqi të madhe krijuese. U gjeta mirë si e preka për herë të parë, kisha një ndjesi të mirë.
Në 2009 kam filluar ‘Team leding’ dhe e kam nisur më pas këtë art në 2010, pasi isha në kërkim të teknikave të reja. Kjo teknikë e re sapo kishte dalë dhe unë ndërkohë kisha një tavoline me Led për flluskat e sapunit dhe e kisha të gatshme dhe e pashë në tv, mendova kjo qenka e paparë. Mora kafenë se nuk kisha rërë e njoma me sheqer, mirëpo më njomeshin duart nga djersa dhe e bëra me miell patatesh, me çfarë të më ndodhej në shtëpi. Bëra një dysh e ktheva në patë dhe thashë ua qenkam krijues unë dhe kështu filloi.
Mura shpjegon procesin e krijimit të një tabloje me rërë, i cili përfshin pesë cikle dhe shumë imazhe që lidhen me njëra-tjetrën.
Fillimisht për të krijuar një temë të tërë më duheshin gati tre muaj për ta kompletuar, kurse sot më duhet 3-4 ditë për ta kompletuar një tablo, një 15 minitsh që ka 5 tablo me vazhdime.
Në një tablo e krijoj një cikël jete, e zbërthej një temë në pesë faqe, pesë tema, në 15 minuta. në tre minuta bëj një imazh, një temë, pastaj gjej transaksionin nga imazhi ne imazh, si të krijoj një vijë të natyrshme pa e fshirë pa e kthyer në një faqe të bardhë.
Ndërlidh imazhet sepse aty është zgjuarsia e artistit, krijuesit, që te futesh nga një botë në botën tjetër. Kur nuk kam ide dhe nuk e gjej, atëherë me një zog, e krijoj si element dhe futem në një element.
Muza ime nuk është person, individ, është thjesht muzika, vej kufjet dhe aty imagjinoj sikurse gjithçka është e mundshme, një botë pa kufij.
Më parë rënën e marrja në Itali pastaj e kam marrë në Dubai, Safari dhe është më e lehtë, më unike në përdorim.
Mura ka laboratorin e tij në Firencë, por ky art ka vështirësi në pranimin dhe kërkesën e gjerë.
Prej vitesh e kam laboratorin tim në Firencë por nuk ka kërkesa sepse është shumë e vështirë si art, dhe duhet gjithmonë të provosh.
Ka njerëz që vijnë bëjnë kurs por heqin dorë, disa e vazhdojnë se shohin talent, por kanë arritur deri diku, janë më të limituar, nuk e di pse.



