NATO sot në një konferencë të jashtëzakonshme. Tanket ruse rrethojnë kryeqytetin e Ukrainës

NATO sot në një konferencë të jashtëzakonshme. Tanket ruse rrethojnë kryeqytetin e Ukrainës

Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë sot një samit virtual urgjent për të diskutuar mbi sulmet ruse ndaj Ukrainës. Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Unë kam thirrur një Samit virtual të liderëve të NATO-s nesër, për të trajtuar mbi masat që do marrim. Rusia po përballet tani me kosto dhe pasoja të rënda të imponuara nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Qëllimi i Kremlinit është të rivendosë sferën e tij të ndikimit. Të shkatërrojë rregullat globale që na kanë mbajtur të gjithëve të sigurt për dekada. Do të ketë një realitet të ri, një Evropë të re pas asaj që ndodhi sot.

Stoltenberg tha se NATO ka vendosur të aktivizojë planet e saj të mbrojtjes.

Ky është një hap i kujdesshëm për të mbrojtur kombet aleate gjatë kësaj krize. Dhe do të na mundësojë të vendosim aftësi dhe forca, duke përfshirë Forcën e Reagimit të NATO-s, atje ku ato nevojiten.

Megjithatë, shefi i NATO-s sqaroi se Aleanca prej 30 anëtarësh nuk ka ndërmend të vendosë trupa të NATO-s në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

Ndërkohë sot është dita e dytë e luftës në Ukrainë. Numri i viktimave ka shkuar në 137 ushtarë ukrainas, dhe 316 të plagosur.

Ukraina: Rusia humbi më shumë se 30 tanke, 130 automjete të blinduara, 7  avionë

Ndërkohë Zelensky thotë se kanë vrarë 800 ushtarë rusë. Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev. Mësohet se Kievi po goditet me raketa lundrimi ose balistike, thotë këshilltari i qeverisë ukrainase.

Video të shpërndara në mediat sociale tregojnë tanke ruse që kalojnë nëpër Obolon, një zonë në veri të qendrës së qytetit të Kievit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës konfirmoi se forcat ruse ishin futur në lagjet e banuara, ndërsa videot janë filmuar nga vendasit në shtëpitë e tyre.

Pamjet që vijnë nga Ukraina janë tragjike, me njerëz të gjakosur, teksa vendi ndodhet i 'pushtuar' nga tymi dhe flaka. Shumë qytetarë janë strehuar nëpër stacionet e metrove, në përpjekje për t'i shpëtuar bombardimeve.

 

SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione të renda ekonomike ndaj Rusisë duke vënë në shënjestër bankat e mëdha ruse që mbajnë afro 80% të të gjitha aktiveve bankare të vendit.

BE ka lajmëruar se do të ngrijnë pasuritë ruse në BE dhe do të ndalojmë qasjen e bankave ruse në tregun financiar evropian, me qëllimin për të dobësuar ekonominë ruse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy