Moti i nxehtë në Europë/ 2 viktima në Spanjë, zjarre në Greqi e Itali

Moti i nxehtë në Europë/ 2 viktima në Spanjë, zjarre në Greqi e Itali

46 gradë Celsius ka shënuar termometri pasditen e së shtunës në El Granado, Spanjë. Ekspertët thonë se temperatura më e lartë e regjistruar më parë për qershorin në këtë vend ishte 45.2 gradë Celsius në Sevilje në vitin 1965.

Megjithatë valët e të nxehtit këtë verë kanë nisur herët dhe në mënyrë intensive, duke shtuar thirrjet e autoriteteve për kujdes dhe kufizim të orareve të daljes, sidomos pas vdekjes së një turisti 34-vjeçar në Majorka, i cili po bënte një shëtitje me miqtë e tij.

Në hetim është edhe një tjetër vdekje në Barcelonë, ku një grua e cila punonte në departamentin e mirëmbajtjes së rrugëve, dyshohet se humbi jetën për shkak të temperaturave përvëluese.

Shqetësuese është situata edhe në Itali, ku vetëm dy ditë më parë autoritetet njoftuan për mbylljen e një autostrade si pasojë e shkrirjes së rrugëve nga nxehtësia, ndërsa janë raportuar edhe disa vatra zjarri në Italinë Veriore.

Departamentet e urgjencës në tërë vendin kanë raportuar një rritje të rasteve të goditjes nga nxehtësia, që prek kryesisht “të moshuarit, pacientët me kancer ose të pastrehët, ndaj është bërë thirrje që të shmangen oraret e drekës, ndërsa punëtorët e ndërtimit të punojnë vetëm pasdite dhe herët në mëngjes.

Edhe në Greqi, zjarre të mëdha kanë përfshirë jugun e Athinës, ku autoritetet u kujdesën që në disa pika të nxehta  banorët të evakuohen nga shtëpitë ndërsa në ndihmë janë dërguar helikopterë që hedhin ujë.

Paralajmërimet për të nxehtë ekstrem janë në fuqi edhe në disa pjesë të Portugalisë, Kroacisë, Francës, Austrisë dhe Belgjikës.

I nxehti i fortë ka prekur edhe vendet në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë Celsius.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy