
Erald Pashaj, ekspert punësimi deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit ku deklarohet se 8600 të huaj punojnë në Shqipëri janë reale, por të ulëta, dhe se nuk përbëjnë problem.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Pashaj tha se kjo shifër ka tendencë të rritet, por jo në masë të madhe pasi tregu i punës në vendin tonë nuk është mjaftueshëm tërheqës sa i përket pagave.
Shifrat janë reale, por janë shumë pak. Pavarësisht se themi 8600 janë shumë pak, nuk është shifër e konsiderueshme. Janë 750 mijë të punësuar në Shqipëri, 8600 nuk përbën ndonjë problem. A do të jetë në rritje? Këtu ka diskutim sa do rritet. Ne s’kemi qenë tërheqës as për nivelet e larta as për nivelet e forcave të punës. Jemi ende në nivele të ulëta që nuk përbëjnë ndonjë gjë të rëndësishme në ekonominë tonë. Do të rritet, por jo shumë pasi nuk jemi ende tërheqës. Pagat në Shqipëri nuk janë tërheqëse. Vendet e tjera janë më tërheqëse ne. Dikush nga Lindja e Largët, si Bangladeshi, Nepali nuk kanë interes se mund të shkojnë në Hungari, Serbi se ato kanë kuota më të larta. Hungaria ka kuota 100 mijë persona. Sigurisht me kalimin e kohës nëse pagat rriten në disa biznese do të ketë dhe një rritje të këtyre personave dhe do shohin nëse janë të qëndrueshme.
Më tej, Pashaj tha se të huajt në Shqipëri nuk kanë probleme me kontratat e punës, duke shtuar se më tepër me probleme të tilla përballen vetë shqiptarët edhe pse në vitet e fundit ka pasur një përmirësim.
Sipas ekspertit, 3 sektorët që kanë më shumë probleme me kontratat e punës janë shpërndarja, hoteleria dhe ndërtimi.
N.q.s. janë të huaj që vijnë në Shqipëri janë me kontrata, është e pamundur të punësohesh pa kontrata, por mund të ketë dhe nga ata që vijën me vizë turistike, punojnë dhe fillojnë të bëjnë procedurat po ka risqe për gjobitje apo për mosmarrje të lejes së qëndrimit. Më tepër kemi probleme me shqiptarët që nuk kanë kontrata.
Ka një përmirësim. Nëse 5 vite më parë kontrata ishte dytësore, kanë ardhur duke u përmirësuar. Çdo 2 vjet bëjmë sondazh. Në 2022 kemi 12% të forcës së punës pa kontratë ka qenë 16% në 2019. Kemi ulje të personave pa kontratë pune. Fakti që ke kontratë pune nuk i zgjidh gjithë problemet, është element kryesor. Cilësia e kontratave është e dobët. Fillimisht është kontrata, çfarë shkruhet aty. Nga ana formale ekzistojnë në një masë të konsiderueshme. Sektorët që nuk kanë kontratë janë shitja me shumicë dhe shpërndarja, hoteleria dhe e treta ndërtimi. Sektori që nuk ka asnjë problem është sistemi bankar.
Problemi i zbatueshmërisë është problem i madh, jo vetëm me kontrata. Ku ka problem me kontratat ti drejtohesh në Gjykatë po këto janë gjyqe të thjeshta. Ndërhyn sistemi, ka një formë kontrolli dhe nga zyra e punës. E rëndësishme të kemi një kontratë. Gjërat kryesore duhet të rregullohen me kontratë, ku vjen puna tek kreativiteti, orët janë të vështira të aplikohen. E rëndësishme baza. Kemi problematika me njerëzit që interesohen nëse i paguhen sigurimet. Problemi i kontratave është edhe problem i punëmarrësve, duhet të ushtrojnë presion. Përmirësimi i kushteve vjen dhe nga një farë presioni që bën punëmarrësi.
Eksperti Pasha theksoi gjithashtu se në vende si Shqipëria rritja e pagës rrit produktivitetin në punë, por rritja aq e pakët e pagës minimale që është planifikuar nuk ka ndikim shumë të madh.
Kanë gabuar, por është i gjithë sistemi. Të rinjtë janë më të pakënaqurit. Nëse pjesa tjetër është 60% mosha nga 18-29 është 63% e pakënaqur. Problemi kryesor janë pagat e ulëta. Personat që marrin pagën 30-50 mijë lekë neto janë të pakënaqur. Janë 75% të pakënaqur. Persona që paguhen mbi 1 milionë lekë janë 40% të pakënaqur. Kjo është në standardet e rajonit. Në pagën 100 mijë lekë niveli i kënaqësisë zbret në 40% në muaj.
Rritja e pagës ndikon në produktivitet. Që të jetë një punonjës më produktiv, duhet të kemi teknologji më të zhvillua, në vendet më të pazhvilluar duhet të rritet dhe paga. Sipas studimeve. Rritje e pagës në tregjet si Shqipëria jep më shumë produktivitet. Personin nëse e paguan 100 mijë lekë është ara përgjegjësisë, nëse e ulim punon si do vetë. Duhet të ushtrojmë një lloj presioni dhe të motivojmë.
Nuk rritet produktiviteti me rritje kaq të vogla, jam pro rritjes së pagës minimale. Pa rritur pagën nuk bëhet asgjë. Qeveria ka marrë disa masa por janë të vogla. Stepen shumë nga presioni i disa punëdhënësve që punojnë me forcë të paplanifikuar dhe kjo sjell një dëm. Nuk duhet të stepemi nga disa biznese që paguajnë paga mizerabël.



