Me një foto-seksi, në "body" ngjyrë blu dhe çizme me takë të lartë, Dua Lipa bën numërimin së prapthi në rrjetet sociale për publikimin e "single"-it të ri, "We’re Good" më 11 shkurt dhe albumit të ri, "Future Nostalgia: The Moonlight Edition" në 12 shkurt.
Ylli me origjinë shqiptare i muzikës pop, njofton një album të ri që përmban këngët që nuk ishin përfshirë në albumin e parë.
Pas suksesit të madh të "Future Nostalgia", të cilin Sër Elton John e quajti albumin më të mirë të promovuar në vitin 2020 dhe që mori dy nominime për çmimin "Grammy 2021", Dua Lipa ka vendosur të hedhë hapa gjigandë, që e kanë përfshirë mes yjeve të muzikës botërore.



