Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale, postimin e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç, e cila kërkon rishikim urgjent nga ana e Parlamentit të drafteve aktuale ndërsa shprehet kundër Ramës dhe qeverisë së tij për paketën anti-shpifje që pritet të miratohet në Kuvend.
Ndërkohë kreu i shtetit shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare.
Sipas Metës, shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri.
Më tej ai thekson se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.
‘Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!
Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur’, shkruan Meta.



