Një substancë që parandalon plakjen gjendet te shegët

Një substancë që parandalon plakjen gjendet te shegët

Një substancë e nxjerrë nga shegët është efektive kundër plakjes. Rezultatet e një studimi ende në fazë klinike janë publikuar në revistën “Nature Metabolism”.

Studimi i kryer në Universitetin Politeknik të Lozanës ka identifikuar urolitinën A (e pranishme te shega dhe fruta të tjera), e cila mund të ngadalësojë plakjen e muskujve dhe humbjen e forcës dhe masës muskulare, një fenome tipik për moshën e tretë.

Urolitina A ishte testuar më parë te kafshët (krimba të vegjël dhe minj), ku është vënë re se kishte aftësinë për të rritur respektivisht jetëgjatësinë dhe forcën e muskujve.

Gjatë eksperimenteve me minj, studiuesit panë se molekula stimulonte rritjen e biogjenezës së mitokondrisë, që është zëvendësimi normal i këtyre organeleve - njësitë e kontrollit elektrik të qelizave - të cilat janë thelbësore për kontraktimin e muskujve.

Kur mitokondritë dëmtohen, ato zëvendësohen me organele të reja, por ky zëvendësim ngadalësohet fiziologjikisht me moshën, duke çuar në humbjen e masës së muskujve deri në sarkopeni (një çrregullim që prek të moshuarit).

Efekti i prodhuar nga molekula e shegës është e njëjtë me atë që zakonisht nxitet nga aktiviteti fizik i rregullt, për të cilin të moshuarit shpesh kanë vështirësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy