Bisedime më 24 tetor/ Zejnaj: Nuk priten rezultate konkrete. Takime të llojit “të merremi vesh për t’u mos u marrë vesh” (VIDEO)

Bisedime më 24 tetor/ Zejnaj: Nuk priten rezultate konkrete. Takime të llojit “të merremi vesh për t’u mos u marrë vesh” (VIDEO)

Të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Argjend Zejnaj, drejtor i STORM-RKS.com, shpreh pesimizmin e tij për “MCN live” se as nga ky takim nuk ka pritshmëri konkrete për rezultate të temave të hapura mes dy vendeve.

Jemi mësuar me këto takime të kohëpaskohshme në Bruksel, mes palës kosovar dhe serbe, por pa ndonjë rezultat dhe rrjedhimisht edhe nga këtu takim që është paraparë me 24 tetor, nuk ka pritje të mëdha në konkludimin rreth temave që po konsiderohen të hapura dhe që bëhen nga të dy palët.

Kjo edhe për faktin se edhe dinamika e fasilituesit nuk është si në fillimet e këtij dialogu dhe priten zhvillime elektorale edhe zhvillime te tjera gjeopolitike edhe nuk është presioni aktual për palët për të arritur në konkludimin për temat që janë në diskutim në Bruksel.

Zejnaj shprehet skeptik se raundi i bisedimeve mes kryenegociatorëvë do të sjell rezultate në tema të ndryshme. Kjo për faktin, se sipas tij, këto janë takime të llojit 'të merremi vesh për t’u mos u marrë vesh”.

Pra edhe kësaj radhe edhe Bislimi dhe Petkoviç, në mos s’do të takohen fare si trelateral bashkë me fasilituesin, do te takohen vetëm me Lajçak dhe do të japin qëndrimet  tyre karshi temave dhe do të kthehen në vendet respektive, pa ndonjë rezultat konkret.

Nuk besoj poashtu se do te ketë tema të reja, edhe për faktin se insistojnë të dy palët ne temat e vjetra dhe nuk do te kemi ndonjë të papritur, por do të vazhdojnë të kemi ‘që të mirren vesh për tu mos u marrur vesh’.

Serbia ka interes që Kosova të mos dakordohet për tema të cilat janë në takimin e Brukselit, për shkak se kjo e mban Kosovën të izoluar në aspektin ndërkombëtar, në aspektin përmbylljes së temave, që do ti hapnin rrugën integrimeve dhe anëtarësimeve te saj të nevojshme në organizatat e BE-së  por edhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy