
Me qëllim të intensifikimit të takimeve më demokratët, kundër vendimit që kryedemokrati Lulzim Basha mori për përjashtimin nga grupi parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha, nis nesër turin e takimeve me demokratët në mbarë vendin.
Lajmin e ka konfirmuar vetë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Berisha, teksa shkruan se turi do të nisë pasditen e nesërme, e enjte 16 shtator nga Tirana, i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.
Njoftim!
Te dashur miq, Ditën e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”!
Foltorja do te jete një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhëtoj ne mbare vendin. Jeni te mirëpritur! Rroftë Partia Demokratike.



