Erë e fortë dhe dallgë deri në 3.5 metra, Kapiteneritë bllokojnë lundrimin e mjeteve të vogla në Vlorë e Sarandë

Erë e fortë dhe dallgë deri në 3.5 metra, Kapiteneritë bllokojnë lundrimin e mjeteve të vogla në Vlorë e Sarandë

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit nuk do të lejohen të dalin në det të hapur deri në orën 06:00 të datës 25 korrik, pas vendimit të Kapitenerive të Porteve Vlorë dhe Sarandë, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

 

Kufizimi prek të gjitha mjetet dhe skafet që operojnë jashtë gjirit të Vlorës, si edhe në zonat bregdetare Dhërmi–Himarë, Borsh dhe Ksamil.

 

Sipas parashikimeve meteorologjike, në det pritet të fryjë erë nga drejtimi veri–veriperëndim me forcë 6–7 ballë, ose 15–25 metra në sekondë, ndërsa lartësia e dallgëve do të variojë nga 1.5 deri në 3.5 metra.

 

Për mjetet e vogla që lundrojnë brenda gjirit të Vlorës nuk është vendosur ndalim, por autoritetet detare u bëjnë thirrje drejtuesve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lundrimit, për shkak të kushteve të vështira në det.

 

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin sipas itinerareve të planifikuara.

 

Situata e paqëndrueshme meteorologjike nuk prek vetëm Shqipërinë. Parashikuesit europianë të motit kanë ngritur nivelin e rrezikut për Italinë juglindore, Detin Jon dhe zonat përreth, duke paralajmëruar mundësi për breshër të madh deri shumë të madh, erëra shkatërruese, reshje intensive dhe tornado të izoluara, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy