
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Reagimi i saj vjen pas deklaratave që bëri të premten presidenti serb.
“Pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit Vuçiç, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duhet që urgjentisht të fokusohet në Ballkan”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Vuçiçi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse, populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste”, vijon ajo.



