
Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, Pandeli Majko u shpreh i bindur se PS do të fitojë një mandat të tretë. Këtë bindje, që sipas tij karakterizon të gjithë socialistët, e reflekton edhe pozicionimi në lista i emrave të njohur të PS-së.
“Mendoj po të ishin vendosur më të rinjtë më poshtë, do të përbënte problem për ne. Ne të gjithë jemi të rrezikuar, nëse PS nuk e fiton mandatin e tretë, të gjithë do jemi në rrezik. Nëse PS kalon në opozitë, unë do mendoj diçka tjetër për veten time. Humbja e PS do ishte vetëm një aksident. N.q.s. nuk do ketë PS vota të mjaftueshme për të qeverisur, ne rrezikojmë”, tha Majko.



