
Ditën e sotme Presidenti Volodymyr Zelensky i dorëzoi kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas pyetësorin e plotësuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenca ukrainase në faqen e saj të internetit.
Zelensky tha se përparimi i Kievit drejt BE-së vjen në një kohë shumë tragjike.
Populli ukrainas është i bashkuar nga ky synim: Të ndihet se është në pozita të barabarta, pjesë e Evropës, pjesë e Bashkimit Evropian.
Pyetësori iu dorëzua Zelenskit nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Kiev së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell.



