Rriten të ardhurat në arkën e qeverisë/ Rabeta: Pak po ndahen me qytetarët dhe biznesin. Sfidë skema e pensioneve (VIDEO)

Rriten të ardhurat në arkën e qeverisë/ Rabeta: Pak po ndahen me qytetarët dhe biznesin. Sfidë skema e pensioneve (VIDEO)

Gazetari Lorenc Rabeta foli në edicionin e lajmeve në MCN TV për rritjen e të ardhurave në arkën e qeverisë, që vjen nga rritja e çmimeve, e për pasojë të taksave.

Rabeta tha se janë afro 500 milionë euro që qeveria fut çdo vit në buxhet, por pak ndan me qytetarët dhe biznesin.

Të gjitha këto të ardhura kanë shkuar në arkën e qeverisë, për fat të keq. Janë rreth 500 milionë euro që çdo vit qeveria po fut në buxhet nga rritja e çmimeve dhe e taksave për rrjedhojë, duke akumuluar më shumë para.  Pak nga këto para i ka ndarë me qytetarët. Qeveria është subjekti që më shumë se të tjerët po përfiton nga kjo situatë e çmimeve të larta. Është një zhvillim shumë pozitiv për buxhetin, por kam frikë se nuk është i qëndrueshëm. Turizmi në Shqipëri është delikat dhe në hapat fillestare. S’kemi traditë turistike ende. Rritja drastike e çmimeve tregoi që turizmi është shumë delikat qoftë edhe ndaj vendimeve të nxituara të biznesit shqiptar. Vilen më shumë taksa për shkak të çmimeve të rritura. Është ky 500 milionë euro tepër çdo vit i qeverisë. Kemi pasur këtë vit rritje të konsumit të naftës. Kemi patur çmime të larta dhe rritje të konsumit, ku të dyja kanë kontribuar te të ardhurat e qeverisë, ishin 50 milionë euro mbi planin, mbi pritshmëritë. Duke parë që kemi një vit elektoral, indeksimi për pensionsitët do jetë shumë i lartë. Absolutisht që qeveria s’e ka ndarë me qytetarët gjithë këtë bollëk në buxhetin e saj. Me qytetarët, por as me biznesin. Qeveria duhet t’i ndante me pensionistët. Në fakt po i mban për vete. Kemi një shpenzim për pagat e administratës, që u rritën 10-15 për qind. Por kemi një problem shumë të madh, rritje të personelit, fryhet, sepse merren në punë punonjës të rinj. Absolutisht lidhet me zgjedhjet”.

Lidhur me skemën e pensioneve, Rabeta tha:

Fillon sfida që këtu sa persona të aftë për punë punojnë për të mbajtur një pensionist. Skema është vendosur në një sfidë. Duhen politika afatgjata, sektorë të strukturuar të ekonomisë, sistem efiçent i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për Shqipërinë nuk besoj se do jetë një hall që do zgjidhet për 6 muaj, 1 vit, apo dy”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy