24 persona kanë humbur jetën deri më tani nga zjarret në Los Angeles.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e mjekësisë ligjore të qarkut.

Sipas listës së publikuar, tetë viktima u gjetën në zonën e zjarrit në Palisades, 16 në zonën Eaton.
Zjarrfikëset vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Situata është me rrezikshmëri të lartë. Është paralajmëruar rritje e intensitetit të erërave në ditët e para të javës, të paktën deri të mërkurën.
Tre zjarre vijojnë të jenë aktive në Los Angeles, ndërsa rishfaqja e erërave kërcënon zjarre të reja . Zjarri më i madh në Palisades, ka djegur më shumë se 23,000 hektarë, është 13% i kontrolluar. I dyti më i madhi, Eaton, ka djegur më shumë se 14,000 hektarë dhe është 27% i kontrolluar. Zjarri Hurst ka djegur 799 hektarë.
Dëmi total dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga zjarret e Los Angelos-it arrijnë shifrën 250-275 miliardë dollarë.



