Lavrov: SHBA-të, presion mbi vendet e tjera që të dëbojnë diplomatët rusë

Lavrov: SHBA-të, presion mbi vendet e tjera që të dëbojnë diplomatët rusë

Vendimi për të dëbuar diplomatët rusë është rezultat i shantazheve kolosale dhe presioneve nga ana e SHBA-ve. Kështu shprehet ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. “Kur një apo dy diplomat njoftohen se duhet të lënë vendin, ndërsa në vesh përshpërisin për të kërkuar falje,  jemi të sigurt se kjo ka ardhur si rezultat i presioneve të SHBA-ve”, është shprehur Lavrov.

Të hënën, presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë dhe mbylljen e konsullatës rusë në Siatëll, lidhur me çështjen e helmimit të spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Kjo është një nga masat më të ashpra të marra deri tani nga presidenti amerikan ndaj Kremlinit.

Diplomatët rusë u dëbuan edhe nga 14 vende anëtare të BE-së, pas një samiti të mbajtur javën e kaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy