Vrasja në Shkodër/ Drejt 36-vjeçarit u qëllua me 18 plumba, autori ishte i maskuar

Vrasja në Shkodër/ Drejt 36-vjeçarit u qëllua me 18 plumba, autori ishte i maskuar

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 36-vjeçariy Elis Rroshkodolit mesditën e sotme në Shkodër.

Autori i është afruar viktimës dhe ka qenë i maskuar në momentin kur e ka qëlluar drejt tij.

Bëhet me dije se drejt 36-vjeçarit është qëlluar me 18 plumba dhe më pas autori dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje, nga ana tjetër në çantën e dorës së viktimës është gjetur një pistoletë me plumb të karikuar në grykë gati për qitje.

Emri i Elis Rroshkodolit nuk është i panjohur për policinë pasi ai në vitin 2023 ka plagosur një shtetas rumun me thike e më pas është larguar drejt Stambollit.

Me herët ne vitin 2014 ai është arrestuar për grabitje ne shtetin e Belgjikës së bashku me një grup shqiptarësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy