Kosovë-Serbi/ Kurti s’e sheh si zgjidhje konferencën e propozuar nga Rama

Kosovë-Serbi/ Kurti s’e sheh si zgjidhje konferencën e propozuar nga Rama

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duket s’e nuk e shesh si zgjidhje propozimin e Ramës për një konferencë të përbashkët me Aleksandar Vuçiç deri në arritjen e një marrëveshjeje. Kurti tha se ajo që duhet bërë për normalizimin e situatës është zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe asaj të 18 marsit në Ohër. I pyetur nga mediat mbi propozimin e Ramës gjatë vizitës në Prizren, Kurti tha: “Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të zbatohet marrëveshja bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fair e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy