“Xhadat”-  Laknasi, fshati i harruar nga shteti prej 20 vitesh (VIDEO)

“Xhadat”-  Laknasi, fshati i harruar nga shteti prej 20 vitesh (VIDEO)

Emisioni “Xhadat“ ndoqi problematikën e banorëve të Laknasit të cilët shprehen se kanë më shumë se 20 vite që ndjejnë mugesën e shtetit në zonën e tyre. Banorët thonë se ujrat e zeza janë në sipërfaqe dhe se kanë hapur gropa septike pas banesave të tyre dhe kjo nuk është zgjidhje për ta. Ata tregojnë se në dimër sa herë bie shi këto ujra dalin në sipërfaqe, ndërsa në verë qëndrimi është shumë i vështirë për shkak të ërës së keqe.

Për banorët e kësaj zone nuk është ky shqetësimi i vetëm mungesa e infrastrukturës është një problem më shumë se 20-vjeçar dhe jetesa e tyre është mes baltës dhe pluhurit. Rruga kryesore është shtruar vetëm një pjesë, e pjesa tjetër as që bëhet fjalë për investim. Banorët shprehen të shqetësuar se politikkanët ju premtojnë sa herë ka zgjedhje dhe pastaj marrin votat e nuk duken më, duke i ndarë në të majtë e të djathtë sa herë ndrron pushteti.

Problem shumë i rëndësishëm për ta mbetet edhe rrjeti elektrik i cili është i amortizuar dhe tensioni në banesa vjen me voltazh të ulët deri në 110 - 120 Kw.

“Xhadat” ndoqi problematikën e këtyre banorve dhe u interesua pranë drejtorisë së OSHE-së, Tiranë.   Zëdhënësi për median pranë kësaj drejtorie z. Ardi Kola u shpreh se:
 

Ne jemi vënë në dijeni të kësaj problematike dhe e ndjekim herë pas here. Laknasi është një zonë që është zhvilluar vitet e fundit. Sistemi i sotëm që ata furnizohen  është kryesisht sistem elektrik i ndërtuar nga vetë banorët dhe sot ata kanë një rrjet elektrik 6 Kw. Jemi drejt përfundimit të  proçedurave  të  prokurimit për realizimin e projektit,si fillim ngritjen e kapaciteteve të nënstacionit të Valiasit,  nga ku dalin linjat elektrike që furnizojnë zonën në fjalë, pastaj dhe ndërtimin e rrjetit të ri që do bëhet, nga 6 Kw që është sot, në 20 Kw. Shpresojmë të nisin punimet sa më shpejt të jetë e mundur.

Përsa i përket problematikës së mungesës së infrastukturës së kanalizimeve në këtë fshat, kryetari i Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli na sqaron se:

Në zonën e Laknasit vetëm në dy vite që unë jam kryetar bashkie janë bërë mbi 20 kilometër kanalizime. Në momentin që kam ardhur kryetar bashkie në vitin 2019-të,  në Gusht, 58 %e territorit të Bashkisë Kamëz ishte pa kanalizime dhe pa rrjet ujësjellsi. Nga 58 % që ne flasim shkojmë dhe mbulohet  90 % e territorit dhe kemi rreth 10 %  të territorit që është e pa mbuluar me ujsjellës dhe me kanalizime. Për zonën e Laknasit  duhen pak a  shumë 3 vjet  që të bëjmë dhe reabilitimin e kësaj zone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy