Qiraxhi: Financimi në kanalet e errëta për partitë politike deformon në thelb fituesin e një gare. Bota e krimit, financues në zgjedhje

Qiraxhi: Financimi në kanalet e errëta për partitë politike deformon në thelb fituesin e një gare. Bota e krimit, financues në zgjedhje

Teksa po afrohen zgjedhjet vendore të 14 majit, rëndom ngritën pyetjet se si financohet partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet në vend.

Migen Qiraxhi, nga “Qëndresa Qytetare”, tha në “MCN economy” se zakonisht financimi jo i rregullt ose përmes kanaleve të errëta sjell edhe deformimin e fituesit të garës zgjedhore.

Sipas tij, pas kësaj, rëndom fituesi që vjen në pushtet është borxhli ndaj biznesit që e ka financuar.

Të flasim për financimin e partive politike, kam përshtypjen se bëhet fjalë për të gjithë atë dramën që e kemi me aspiratat dhe ëndrrën e një populli.

Dhe pikërisht mendoj se ëndrra dhe aspirata fillon e dëmtohet pikërisht tek ne flasim për financimin e partive politike, sepse në thelb ne duhet të kuptojmë që financimi jo i rregullt ose financimi në kanalet e errëta deformon në thelb fituesin e një gare.

E deformimi i një fituesi, ne na sjell në pushtet një fitues i cili është borxhli. Që do të thotë se nëse partitë politike financohen nga bizneset, të cilat kanë limite dhe në legjislacionin tonë shqiptarë nuk te lejohet të dhurosh më shumë se 10 milionë lek një partie.

Për z.Qiraxhi, rëndom, bota e krimit dhe krimi i organizuar është financues i partive politike.

 Në e dimë se partitë politike janë më të fuqishme në financa sesa ato që na tregohen në pasqyrën financiare.

Ne e dimë që shpesh bota e krimit dhe krimi i organizuar është financues i partive politike ku kemi parë njerëz me problematike të deklarimit ose të dekriminalizimit kanë dal nga rreshtat e politikës vetës se kemi parë se kanë ndikim të shtuar integriteti në këto parti dhe sigurisht që fituesi i cili është në borxh ndaj biznesit dhe krimit, do të deformojë të gjithë axhendën e shtetit, për të qeverisur vendin sepse të mirat e këtij vendit do të duhet të shkojnë për ta që i kanë sjellë në pushtet këta pushtetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy