187 gjoba për përdorim telefoni, policia bllokon edhe 52 patenta në 24 orët e fundit

187 gjoba për përdorim telefoni, policia bllokon edhe 52 patenta në 24 orët e fundit

34 patenta janë hequr sot nga policia si shkak e shpejtësisë mbi normat e lejuara në të gjithë akset rrugore të vendit. Sipas njoftimit të policisë shpejtësitë kanë qenë deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar.

Ndërkohë janë vendosur 289 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Sakaq 64 gjoba janë marrë për mosvendosje të rripit të sigurimit, 187 për përdorim të celularit, 43 për shkelje të semaforit, 44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy