Kreu i PD dega Vlorë Genc Deromemaj, ka deklaruar se janë aferat që e mbajnë Lulzim Bashën në krye të selisë blu.
Duke folur në MCN Live Deromemaj shkoi deri aty sa u shpreh se vlonjatët janë të gatshëm t’i ofrojnë një psikiatër falas Lulzim Bashës.
Është duke ndodhur maskarada e radhës nga z. Basha. Është e pakuptimtë t’i kërkosh një personi të shkarkuar prej disa muajsh, dorëheqjen. Është një skenar i z.Basha për të zgjatur agoninë në zyrën e kryetarit të PD. Përveç çmendurisë personale dhe papërgjegjshmërisë për të treguar lidership, mendoj që e mbajnë edhe aferat që kanë dalë në pah. Basha nuk është më i përgjegjshëm për ato çka thotë. Nxjerr nga groja absurditete që nuk e di a i beson a vet. Ne si vlonjatë jemi të gatshëm t’i ofrojmë edhe një psikiatër falas në spitalin psikiatrik të Vlorës. Basha mund të gëzojë mbështetjen e një grupi shumë të vogël drejtuesish të emëruar prej tij, por ata vet nuk gëzojnë mbështetjen e anëtarësisë dhe bazës. Mund të tentojë të kapet pas procedurave, por opozita është frymë"
Deromemaj tha se PD është duke u riorganizuar nga baza dhe po afrohen eksponentë që deri më tani kishin mbështetur Bashën.



