
Pedagogu i universitetit të Arteve dhe kineasti Zamir Kokonozi, komenton ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar e mbajtur pak ditë më parë, ku thotë se edhe në Shqipëri ka njerëz që e ndjekin dhe e vlerësojnë.
Por ai deklaroi se nuk mund të krahasohet industria jonë e filmit, e cila mund të bëhet përveç pjesës krijuese, me buxhete shumë të vogla.
Këtu është për tu vlerësuar që vazhdon të ekzistojë kjo lloj industrie, me këto lloj buxhetesh që ekzistojnë. Ka tentativa, por finalizimi është shumë më i vështirë se sa dëshira. Këtë vit filmi më i mirë që fitoi Oscar, ishte një film me një buxhet të ulët për filmat atje, me diku 10 milionë dollarë. U bë i disati vit që filma të tillë marrin çmim, siç ishte filmi Coda.
Duke folur për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Kokonozi deklaroi se të gjitha shtëpitë e mëdha filmike janë blerë nga platforma të mëdha, ndaj shtoi se mënyra e distribucionit të filmit, po bëhen në producentë shumë të fuqishëm si Amazon.
Sipas tij filmat që garojnë në Oscar, janë filma që provojnë punën elitare.



