Sërish zjarr në Amazonë, i kërkohet ndihmë ushtrisë

Sërish zjarr në Amazonë, i kërkohet ndihmë ushtrisë

Shteti i Paras, i dyti më i madh në Amazon Brazilian, ka kërkuar mbështetjen e ushtrisë për të luftuar një zjarr, i cili ngjan të jetë i qëllimshëm në një rezervë mjedisore, dhe që zjarrfikësit dhe grupet e vullnetarëve nuk po arrijnë ta shuajnë. Duke pasur parasysh përmasat e zjarrit, guvernatori i zonës Helder Barbalho i kërkoi qeverisë së presidentit Jair Bolsonaro që të dërgonte ushtarë nga Zona Ushtarake Veriore dhe trupa nga Forca e Sigurisë Publike Kombëtare.

“Flakët shpërthyen mbrëmë për shkak të një zjarrvënieje të mundshme. Po hetohen disa persona për këtë çështje”, është shprehur tha kryetari i bashkisë së Santarem, Nelio Aguiar.

Ndërkohë, pavarësisht rritjes së zjarrvënieve, organi përgjegjës ka vendosur 23% më pak sanksione sesa vitin e kaluar. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy