
Një sulm me armë ka ndodhur në një supermarket në Boulder, Colorado ku për pasojë kanë mbetur të vrarë 10 perosna, mes të cilëve edhe një oficer policie.
Shefi i policisë së Boulder, Maris Herold ka konfirmuar numrin e viktimave. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 me kohën lokale (20:30 GMT) të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.
Sulmi në Boulder përfundoi me arrestimin e të dyshuarit, i cili mbeti po ashtu i plagosur, në tregun King Soopers, shkruan The Guardian.
Pas sulmit policia ka njoftuar qytetarët të shmangin zonën dhe të shmangin transmetimin e informacioneve në rrjetet sociale.



