Kundërpërgjigjet Rusia/ Dëbon sekretaren e parë të Ambasadës shqiptare në Moskë

Kundërpërgjigjet Rusia/ Dëbon sekretaren e parë të Ambasadës shqiptare në Moskë

Rusia ka reaguar ndaj Shqipërisë si kundërpërgjigjje ndaj dëbimit të diplomatit rus në muajin e kaluar. Kjo lëvizje, sipas portalit rus “sputniknews”, ka pasuar me dëbimin nga Moska të një diplomateje shqiptare.

Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i diplomates shqiptar është në përgjigje të veprimit të Shqipërisë që dëbon një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpallur non grata sekretaren e parë të Ambasadës Shqipëtare në Moskë, Jonida Drogu.

 Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga ministria thuhet se këtë të martë është thirrur ambasasdori Arben Gazoni të cilit i është dorëzuar shkresa sipas të cilës Drogu duhet të largohet brenda 72 orësh nga territori i Rusisë dhe është shpallur persona "non grata" në Rusi.

Mediat ruse raportojnë se ky veprim, vjen disa javë pasi Shqipëria akuzoi një diplomat rus për shkelje të vazhdueshme të kufizimeve të lidhura me COVID dhe më pas e shpalli atë persona non grata. Moska tha se do t'i përgjigjej "lëvizjes jo-miqësore", të cilën e sheh si një provokim që synon të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Tashmë Ambasada e Shqipëisë në Moskë është funksionale vetëm me ambasasdorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy