Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave të pakta deri mesatare, me karakter kalimtar dhe pa reshje.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Në zonat bregdetare, deti parashikohet i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.



