Llabani: Aruba është fakt, ka ndodhur në 2019. U zhvillua për të vendosur një rend të ri në Shqipëri (VIDEO)

Llabani: Aruba është fakt, ka ndodhur në 2019. U zhvillua për të vendosur një rend të ri në Shqipëri (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se vëllai i noteres Sanja Telhallari është i përfshirë në një ngjarje të rëndë para disa muajsh në Tiranë që ka lidhje me lojërat e fatit, ndërsa ish-bashkëshorti i saj është një personazh i njohur për drejtësinë italiane dhe Shqipërinë. 

 

Sipas Llabanit, në këtë çështje duhet të ketë më shumë hetime financiare sesa penale.

 

Shoh jashtë loje drejtorinë e pastrimit të parave. Ka shumë pikëpyetje në lidhje me mënyrën si ajo ka ushtruar aktivitetin si notere, pasuritë që ka kaluar në sitë. Duhet të ketë raport për të par kush ka qenë aktiviteti i saj profesional gjithë kësaj kohe. 

 

Është rast që më shumë ka hetime financiare sesa ato penale. Po të shohim marrëdhëniet që ajo ka. Ish bashkëshorti i saj është personazh i njohur me drejtësinë italiane, por dhe vëllai i saj ka qenë aktori i një ngjarjeje para pak kohësh në tiranë. Është incident me armë në lagjen 1 maji, është shtënë me armë dhe bëhet fjalë për një personazh që kishte lidhje me lojërat e fatit. Është hetuar, kërkuar. Vijon të veprohet Nga lidhjet që kanë dhe paratë që kanë arrijnë t’ia hedhin paq.

 

E ndalur tek çështja Aruba, llabani tha se duhet një debat ligjor dhe se do të jetë kjo çështja që do të ndajë besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë. 

 

Llabani tha se takimi i Arubës daton në 2019 dhe se është zhvilluar nga njerëz që vendosin fatin e trafiqeve, politikave ekonomike dhe bizneseve në Shqipëri.

 

Aruba është fakt ekziston, pavarësisht se ka qenë në 2019. 

 

Po flasim për një ngjarje që ka ndodhur në 2019. Ka një raport të një gazetari italian, ka një hetim nga antimafia italiane në lidhje me këtë proces. A është Aruba një kafshatë e helmuar që hidhet për konsum politik, apo fakt. Besoj që do jetë çështje  që do ndajë besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë. Aruba duhet të jetë debat ligjor. Duhet të shohim një veprim të drejtësisë. Duhet të veprojë, të mbledhë prova qoftë nga homologët italianë.  

 

Nuk po flasim për zyrtarë të lartë që kanë bërë takime me eksponentë të krimit diku në një vend të botë. Po flasim për njerëz që vendosin fatin e trafiqeve, politikave ekonomike, fatin e bizneseve në Shqipëri. Është krim  dhe biznes. Suporti që politika duhet t i japë grupeve kriminale duhet të ligjërojë ndërtimet pa leje, pastrimin e këtyre produkteve. Nuk di që SPAK të ketë bërë ndonjë veprim. Aruba ekziston.

 

A janë zyrtarë njerëzit e afërt të Ramës që kanë qenë në takim? 

 

Nuk zyrtarë, as ish-zyrtar. Janë eksponentë, janë shtetas shqiptarë me pasaporta të huaja që kanë qenë në takime për të vendosur disa pika mbi ‘i’, për të vendosur një rend të i ligjor dhe biznesit në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy