Dëshironte që kur të rritej të bëhej zjarrfikës. Por ëndrra e tij nuk mund të realizohet kurrë. Vogëlushi 3-vjeçar Trucker Dukes ka ndërruar jetë për shkak të kancerit në tru.
Vogëlushi nga Nju Jorku vuante prej 2 vjetësh nga neuroblastoma, që lloj i tumorit të trurit që prek më shumë fëmijët e porsalindur deri në 10 vjeç.
Pavarësisht cikleve të kimioterapisë dhe disa ndërhyrjeve, tumori është zhvilluar me shpejtësi.
Rasti i tij u bë i njohur në media pikërisht për shkak të dëshirës që kishte vogëlushi. Kanali televiziv ABC e ka ndjekur atë në disa repartee zjarrfikësesh, ku ka shkuar për të parë nga afër heronjtë e tij.
Pas vdekjes së tij, zjarrfikësja e Nju Jorkut, në shënjë nderimi, e ka vendosur emrin e tij në listën e forcave të shërbimit.



