Koalicionimi i VMRO-së me shqiptarët e “mallkuar”, reagojnë partitë shqiptare në Maqedoni

Koalicionimi i VMRO-së me shqiptarët e “mallkuar”, reagojnë partitë shqiptare në Maqedoni

Partitë shqiptare dënuan ashpër fjalorin e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së dhe brohoritjet e mbështetësve të kësaj partie para KSHZ-së. Për BDI-në e Ahmetit, këto presione nuk ndihmojnë në përmbylljen e krizës politike në vend. Në reagimin me kësaj partie thuhet se “Presionet propaganduese politike partiake siç po bëjnë partitë politike maqedonase apo të etnive tjera, nuk e ndihmojnë procesin dhe mbylljen e krizës”.

Për Lëvizjen Besa, zhargoni i fjalëve që kanë përzgjedhur zyrtarët e VMRO DPMNE-së në protestën e mbrëmshme, nuk çon drejt qetësimit të raporteve ndëretnike, por vetëm i përkeqëson ato.

Përfaqësuesit e lëvizjes BESA përsërisin qëndrimin se janë kundër bashkëpunimit me lidershipin aktual të VMRO DPMNE-së.

Edhe përfaqësuesi i “Aleancës për Shqiptarët” Arban Balliu në deklaratat e fundit të zyrtarëve të VMRO DPMNE-së sheh nacionalizëm të thellë dhe përjashton çdo lloj bashkëpunimi me këtë subjekt politik.
 

Nga PDSH-ja nuk deshën të komentojnë për fjalorin e mbrëmshëm të zyrtarëve të VMRO DPMNE-së dhe brohoritjeve të mbështetësve para ndërtesës së KSHZ-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy