“Vinte ulej me shoqet, vetëm përshëndeteshim”, çifti simpatik i TikTok tregojnë historinë e tyre të dashurisë

“Vinte ulej me shoqet, vetëm përshëndeteshim”, çifti simpatik i TikTok tregojnë historinë e tyre të dashurisë

Mailton Lulo, menaxher rrjetesh sociale dhe Xhezmije Lulo Programuese dhe Pedagoge të ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” kanë treguar historinë e tyre të dashurisë dhe njohjen e tyre.

Ata shprehen se kur janë njohur  për herë të parë ajo ka qenë studente informatike, ndërsa Toni pronar biznesi pranë fakultetit, dhe gjithçka ka nisur me shikime dhe ndonjë përshëndetje.

Lidhja e tyre është sofistikuar më pas kur Xhezi kishte mbaruar shkollën dhe gati pas 5 vitesh shkëputje nga fakulteti.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Kam qenë studente në informatikë dhe në orët e pushimit shkonim për të bërë punimet në një biznes që Toni kishte aty. Nuk kishim ndonjë kontakt aty, gjithçka ka vijuar më pas. Kontakti i parë ka qenë me shikime dhe kur ikte thoshte mirupafshim. Ishin grup i madh studentësh kur vinin unë e shihja dhe mendoja prit të mbaroj shkollën njëherë.

Kur mbaroi shkollën u shkëputëm për disa kohë dhe mendonim nga bëhet sepse ishte një kontakt prej 5 vitesh përditë pothuajse. Takimi i parë ka ardhur 2-3 ditë pasi kemi folur në rrjetet sociale, nga një bast që vumë me birra, një ftesë takimi me lezet. Gjërat kanë ndodhur shumë shpejtë ndoshta dhe për shkak të afrimitetit.

Kemi pasur dhe momente të vështira me njeri tjetrin si çdo çift tjetër, por besoj se nëse dy persona besojnë shumë te njeri tjetri dhe besimi që kanë i bënë ballë çdo gjëje. Mundohemi të vendosim  një ekuilibër mes nesh sa i përket dhe ndarjes së detyrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy