Hungaria njoftoi kë të enjte, tërheqjen e saj nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), në ditën e parë të vizitës në Budapest të kryeministrit izraelit Benjamin Netantahu, objektiv i një urdhër-arresti nga ky juridiksion.
"Hungaria largohet nga ICC.
Qeveria do të fillojë procedurën e tërheqjes, në përputhje me kuadrin ligjor ndërkombëtar", njoftoi në Facebook Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit nacionalist Viktor Orban.



