Ormëni: Lëkundjet e sotme të tërmetit, janë pasgoditje (VIDEO)

Ormëni: Lëkundjet e sotme të tërmetit, janë pasgoditje (VIDEO)

Sizmiologu Rrapo Ormëni, për lëkundjet tërmeti të mëngjesit thotë se janë pasgoditje, pas tërmetit kryesor të datës 24 qershor ku goditja kryesore ishte me magnitudë 4.4.

Duke folur për “MCN Live” Ormëni deklaroi se tërmetet nuk kanë lidhje me klimën, pasi tërmetet ndodhin në çdo stinë të vitit.

Prej datës 24 nga goditja kryesore 4.4 ka patur disa pas goditje. Në orën 08.59 ishte tërmeti me magnitudë 3.9 dhe me pas në 09.05 me magnitudë 3.8. Kemi gjithë këto ditë tërmete të tjetra me magnituda nën 4 të cilat janë pasgoditje. 

Çdo tërmet me magnitudë nën 4 konsiderohet tërmet i vogël. Procesi vazhdon deri sa të vendoset gjendja e ekuilibrit. Llogaritjet tregojnë se lëkundja e parë ka qenë 3.9 dhe e dyta 3.8. Monitorimi dhe vrojtimi në vazhdim do të tregojë se si do jetë aktiviteti sizmik tregon.

 Me tërmete me magnitudë deri në 4 tregojnë se është seria e pasgoditjeve. Kur ndodh një thyerje çlirohet pjesa më e madhe e energjisë dhe më pas vazhdojnë pasgoditjet, me ditë dhe me javë, deri sa të krijohet stabiliteti. 

Nuk ka lidhje me klimën, pasi tërmetet ndodhin në çdo stinë të vitit. Mund të ndikojnë kur bien shira të mëdhenj dhe kur tërmeti është duke u përgatitur, nga shirat e dendur ndodh më shpesh. Institucionet duhet ta monitorojnë më shumë nëse magnituda është 4.4. 

Se nëse janë me magnitudë mbi 4.4 mund të jenë tërmete të tjerë. Zona e Adriatikut është problematike, zona Lushnjë, Elbasan dhe Dibër kanë aktivitet sizmik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy