Analistja Anduena Llabani deklaroi për MCN Live se SPAK ka lëshuar dy urdhra arresti për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Janë lëshuar dy urdhër arreste për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Flasim për nxjerrje të sekretit hetimor për Qynon, ndërsa për Hoxhën si anëtar i organizatës kriminale.
Kam përshtypjen se Hoxha ka lidhje me dosjen e Bajrave. Për Qynon bëhet fjalë për të gjitha mjetet e sekuestruara në banesë, ku kishte të shkarkuar platformën Sky dhe Encro ku komunikonin grupet kriminale.
Për Hoxhën si pjesë e organizatës kriminale është lëshuar “arrest shtëpie”. Një urdhër i tillë ka të bëjë me një udhëtim që kanë bërë prokurorët e çështjes në Romë, kjo është një gjë jo e mirë për gazetarët e kronikës. Jam kurioze të shikoj se sa fakte të pakundërshtueshme do të ketë akuza ndaj tyre. Di që zoti Meta para se të arrestohej, ka pasur dosjen e kolegëve tanë në dorë dhe këtë gjë e ka përdorur për shantazh ndaj tyre.



