Brazil, gazetarja britanike rezulton e zhdukur prej 11 ditësh

Brazil, gazetarja britanike rezulton e zhdukur prej 11 ditësh

Një gazetare britanike rezulton e zhdukur në Brazil prej 11 ditësh, njoftoi të martën një shoqatë e korrespondentëve të huaj në vend, duke u kërkuar autoriteteve të rrisin përpjekjet e kërkimit.

Charlotte Alice Peet, 32 vjeçe, komunikoi për herë të fundit me një mik më 8 shkurt, sipas një deklarate nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtypit të Huaj (ACIE) me bazë në Rio de Zhaneiro.

Gazetarja thuhet se ishte në Sao Paulo, duke planifikuar një udhëtim në Rio de Zhaneiro dhe duke kërkuar një vend për të qëndruar në qytetin bregdetar, por shoqja e saj u përgjigj se për fat të keq, nuk mund ta priste, shkroi ACIE.

Ditë më vonë, familja e Charlotte në Mbretërinë e Bashkuar kontaktoi shoqen, duke thënë se kishin humbur kontaktin me të.

Të hënën e kaluar, shoqja, e cila gjithashtu nuk kishte lajme nga Peet, raportoi zhdukjen e saj në një stacion policie në Rio.

Pasi kontakti i saj i fundit i njohur thuhet se ishte në Sao Paulo, çështja iu transferua autoriteteve atje.

Departamenti i Sigurisë Publike në Sao Paulo tha se rasti po shqyrtohej nga hetuesit e personave të zhdukur dhe se Departamenti i Vrasjeve dhe Mbrojtjes së Personave do të ndihmonte.

Në një intervistë me Sky News, babai i Charlotte, Derek Peet, tha se vajza e tij fluturoi nga Gatwick në Londër për në aão Paulo pa e informuar familjen e saj, megjithëse është e paqartë se kur ka udhëtuar saktësisht.

“Është shumë shqetësuese, por nuk kam çfarë të them më shumë. Jam shumë i shqetësuar, por thjesht nuk e di se çfarë po ndodh.

Peet flet rrjedhshëm portugalisht dhe kishte jetuar në Brazil për disa kohë, duke punuar si gazetare e pavarur për media si Independent, Times, Telegraph dhe Al Jazeera.

Ambasada britanike në Brazil tha se po mbështeste familjen e shtetases britanik dhe ishte në kontakt me autoritetet lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy