Uashingtoni jep 725 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Uashingtoni jep 725 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 725 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. Kështu njoftoi të premten Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit. 

Kjo pagesë do të çojë totalin e ndihmës ushtarake amerikane të ofruar për Ukrainën në një shumë të paprecedentë prej më shumë se 18.3 miliardë dollarë  që kur Joe Biden mori detyrën.

Kështu tha kreu i diplomacisë amerikan. Antony Blinken në një deklaratë.

Pentagoni detajon se grupi i ri i premtuar nga Uashingtoni përfshin në veçanti municione nga Himarsi. Gjithashtu tek këto ndihma përfshihen më shumë se 23,000 predha artilerie, 5,000 mina, 5,000 armë antitank dhe 200 automjete transporti Humvee.

Joe Biden i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se do të vazhdojë t'i sigurojë Ukrainës atë që i nevojitet për t'u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara  të mbrojtjes ajrore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy