
Një grua egjiptiane vrau tre fëmijët e saj si hakmarrje ndaj ish-bashkëshortit, pas një mosmarrëveshje për kujdestarinë. Nëna u hodhi fëmijëve të saj tableta toksike në drekën që konsumonin derisa u helmuan dhe vdiqën. Më pas ajo njoftoi policinë duke thënë se fëmijët e saj kishin marrë aksidentalisht tableta helmuese. Nga hetimet rezultoi se deklaratat e nënës ishin të rreme dhe u vërtetua se ajo i vrau qëllimisht fëmijët e saj. E akuzuara është arrestuar dhe ka pranuar krimin, i cili ndodhi pas humbjes së kujdestarisë së fëmijëve.



