Deri në 6 mijë euro në vit shkon kosto e studimit për bluzat e bardha që do të refuzojnë të shërbejnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. FactCheck zbardh draftin e qeverisë e cila për herë të parë sipas dokumenteve pranon se këtë ligj nuk e ka konsultuar as me studentët as me mjekët e as me publikun. FactCheck ka mundur të sigurojë projektligjin i cili pritet të votohet në parlament dhe për herë të parë që nga liberalizimi i vizave do të rikthej regjimin e kontrolluar të mjekëve duke ju privuar atyre të drejtën të emigrojnë deri në pesë vite pas diplomimit në universitetin e mjekësisë. Që në nisje të tij propozuesit e këtij ligji pranojnë se ai nuk është konsultuar me publikun edhe pse ky është një kusht tjetër ligjorë më vete. Siç dhe shihet në faksimile tek paragrafimi konsultime publike, përgjigja është Jo! Ky draft me 11 pika tashmë është në parlament, ndërsa në pikën 5 të tij thuhet “Studenti, që nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me ministrinë përgjegjëse për arsimin, ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, sipas përcaktimeve të nenit 4, të këtij ligji, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve. Metodologjia për përcaktimin e kostos së studimeve për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi studimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Por sa është kosto e studimeve? Referuar relacionit shpjegues edhe pse ende një vendim, qeveria s’ka dalë për koston, viti akademik përllogaritet të ketë këto kosto për bluzat e bardha “Kostoja mesatare e studimeve për të gjitha fakultetet, sipas përllogaritjeve të përcjella nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë, sipas programeve të studimit, është Programi: -Bachelor, 381 643 lekë/vit; Programi -Master i Shkencave, 552 280 lekë/vit; Programi -Master profesional, 562 132 lekë/vit. Ndërsa më e lartë kosto e paguar nga buxheti i shtetit është për Programin e Integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” po sipas relacionit të doërzuar në parlament ajo është 678 994 lekë në vit/student. Aktualisht në sistemin shëndetësor rezultojnë 5400 mjekë thotë dokumenti dorëzuar deputetëve, duke arritur në 1.93 mjekë për 1000 banorë. E përtej kësaj shifre thotë relacioni, mbetet ende punë për të rritur më tej dendësinë e mjekëve në vend dhe për ta çuar në nivelin e vendeve të rajonit (2.6 mjekë/ 1000 banorë), e më tej edhe në nivelin e vendeve të OECD-së (3.6 mjekë/ 1000 banorë).



