Rama i përgjigjet Ruçit: Zgjedhjet s'janë sfidë personale, s'bëhen pa opozitën!

Rama i përgjigjet Ruçit: Zgjedhjet s'janë sfidë personale, s'bëhen pa opozitën!

Me opozitën përballë ose jo, në aleancë me LSI ose jo, PS është e vendosur të shkojë në zgjedhje me 18 Qershor.

Numri dy i Partise Socialiste, Gramoz Ruçi është i bindur.

“Ende LSI s’ka marrë vendimet e saj, ne jemi të hapur për të qenë në koalicion, ashtu sikurse jemi të vendosur që me apo pa koalicion PS do të paraqesë alternativën e saj në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Ruçi.

Lëvizja Socialiste për Integrim mendon ndryshe. Me afrimin e zgjedhjeve, ajo po e qartëson qëndrimin e saj. Kryetari i Grupit Parlamentar, Luan Rama thotë në një intervistë për Televizioni Klan se pa opozitën s’ka zgjedhje.

“Nuk besoj që zoti Ruci të jetë shprehur në atë mënyrë. Zgjedhjet nuk janë një sfidë personale, as sfidë e një partie. Dhe zgjedhjet pa opozitën nuk mund të jenë zgjedhje demokratike, në kuptimin real, funksional edhe kushtetues të tyre”, u shpreh Ruçi.

Por edhe pse LSI thotë se s’ka zgjedhje pa opozitën, ajo ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ për garën e 18 Qershorit, kërkesë që do të miratohet të mërkurën.

Teksa zyrtarizohet si konkurrente në garë, ajo nuk ka marrë ende vendim nëse do të jetë sërish me Partinë Socialiste në aleancë.

Dy aleatët nuk dihet ende nëse do të jenë sëbashku as në zgjedhjet e pjesshme të 7 Majit në Kavajë. LSI ka kritika për mënyrën si u menaxhua Kavaja dhe thotë kjo zonë s’do të bëhet modeli i zgjedhjeve pa opozitën.

Kryeministri Rama i ka kërkuar LSI –së vazhdimisht të qartësojë vendimin e saj, një vendim që duket se partia e Ilir Metës do ta marrë në muajin Prill, atëherë kur përfundon edhe kontrata e nënshkruar 22 Prillin e vitit 2013 në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy