Kundër rritjes së çmimit të biletës në Kamëz/ Leka: Peticionin me 2 mijë firma do ta dorëzojmë në bashki, protestat do të vazhdojnë (VIDEO)

Kundër rritjes së çmimit të biletës në Kamëz/ Leka: Peticionin me 2 mijë firma do ta dorëzojmë në bashki, protestat do të vazhdojnë (VIDEO)

Një vendim i miratuar një muaj më parë nga Këshilli Bashkiak i Kamzës ka bërë që qytetarët që përdorin linjat Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tiranë të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që ishte më parë.
Lëvizja “Bashkë” ka protestuar para Bashkisë së Kamzës, teksa ka nisur edhe një peticion kundër rritjes së çmimit.

Aktivisti Klodi Leka, në një prononcim për “MCN Live”, tha se janë mbledhur 2 mijë firma të qytetarëve protestues, të cilat do t’i dorëzohen nesër Këshillit Bashkiak të Kamzës, si një reagim ndaj vendimit që sipas tij është marrë në dëm të qytetarëve.

Edhe pse iniciativa ka nisur vetëm një javë më parë dhe koha për të dalë në terren ka qenë e kufizuar, është arritur të mblidhen në kohë rekord mbi 2 mijë nënshkrime. 

Nesër do t’ia dorëzojmë Këshillit Bashkiak si shprehje e indinjatës dhe pakënaqësive të qytetarëve ndaj rritjes së çmimit të biletës dhe abonese së transportit publik në linjën e Kamzës.

 Kjo rritje është e padrejtë dhe e paarsyetuar, sidomos kur kemi linja të tjera ndërqytetëse, si ajo e Vorës, që kanë mbajtur të njëjtin çmim ndonëse përshkojnë distanca më të gjata. 

Gjatë mbledhjes së firmave, u kemi bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë edhe në protestat e organizuara, rreth 200 qytetarë i janë bashkuar protestës së fundit.

Leka e cilëson të pajustifikueshme që 39 anëtarë të Këshillit Bashkiak kanë votuar së bashku pro rritjes së çmimit të urbanit. 

Deklaratat e tyre tregojnë se 39 nga 41 anëtarët e Këshillit kanë votuar pro këtij vendimi. 

Ata janë bërë bashkë kundër interesave të qytetarëve të Kamzës. Kjo rritje ndikon ndjeshëm në koston e jetesës dhe ekonominë familjare të tyre. 

Transparenca duhet të jetë publike, pavarësisht nëse kompania e transportit është private, pasi asnjë kompani nuk mund të rrisë çmimin pa justifikim dhe pa marrë parasysh barrën që i vendos qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy