Dy mësuese, Etleva Merko dhe Ana Llazo, diskutuan në studion e MCN Informacion mbi ligjin e barazisë gjinore. Merko tha se një ligj i tillë është i panevojshëm përsa kohë nuk ka pasur diskriminim. Ndërsa Llazo u shpreh se edukimi i brezit të ri duhet bërë në mënyrë tradicionale.
Ana Llazo
Nxënësve u është shpjeguar mosdiskriminimi gjinor. Por shikohen si lëndë dytësore dhe nuk u kushtohet vëmendja e duhur. Ne jemi një shoqëri tradicionale dhe brezin e ri në të njëjtën mënyrë duhet ta edukojmë.
Etleva Merko
Askush nuk diskriminohet, nuk bullizohet. Fëmijët janë të informuar nga prindërit, më duket e çuditshme për kërkohet implementimi i këtij ligji. Ne nuk dimë çfarë vjen pas tij. A do të ndërhyhet te Kodi i Familjes? Pse duhet të jemi një vend eksperimental për të tjerët. Ne po lëmë pas dore historinë e Shqipërisë dhe implementojmë ligje që nuk është vendi as momenti për t’i bërë.
Pse ky nxitim kaq i madh për këtë ligj? Ne kemi probleme të tjera më emergjente. Pse nuk investohet në këtë gjë? Ky informim/dezinformim do të bëhet nga mësuesit apo do të bëhet nga të jashtëm?



