Nishani: PD në rënie të lirë, nuk ka qenë kurrë në këtë situatë që është sot

Nishani: PD në rënie të lirë, nuk ka qenë kurrë në këtë situatë që është sot

“PD në rënie të lirë, nuk ka qenë kurrë në këtë situatë që është sot”. Kështu tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ish presidenti Bujar Nishani teksa fliste për zgjedhjet brenda PD.

Gjatë intervistës së tij ish-presidenti gjithashtu tregoi se situate dëshpëruese në terren ka qenë arsyeja kryesore se përse ai iu bashkangjit fushatës. Lidhur me këtë situatë sipas Nishanit PD ka përgjegjësi të madhe sepse duhet të jetë pikërisht ajo që duhet të krijojë kundërbalancat me qeverinë.

“Bie dakord me ju që PD ka pasur gjithmonë probleme, por nuk ka qenë kurrë në këtë situatë që është sot. Në 30 vite PD nuk ka qenë kurrë 3 mandate në opozitë, nuk ka qenë kurrë kaq e personalizuar, kaq larg qytetarit. PD sot vazhdon të jetë në opozitë dhe në rënie të lirë në aspektin politik. Unë iu bashkangjita fushatës për të parë situatën edhe në terren dhe pashë një realitet dëshpërues. Unë pashë realitetin e hidhur dhe jo vetëm në kuadrin e PD, por PD ka përgjegjësi e madhe sepse duhet të jetë kundërbalancat e qeverisë, por kur kjo balancë është e çakërduar dëshpërimi dyfishohet”, Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy