Pezullimi i analizave në QSUT dhe spitale/ Skëndaj: Prokuroria të hetojë, po abuzohet me shuma të mëdha

Pezullimi i analizave në QSUT dhe spitale/ Skëndaj: Prokuroria të hetojë, po abuzohet me shuma të mëdha

Gazetari Erion Skëndaj ka komentuar në studion e lajmeve në MCN TV problematikën me të cilën po hasen qytetarët në QSUT dhe spitale prej ditësh ku janë pezulluar kryerja e analizave.

Ai tha se me autoritet është vështirë të diskutohet lidhur me këtë problematikë sepse shprehen që shërbimi është dhënë me koncension.

Sipas Skëndaj koncesionari nuk po realizon as numrin e analizave për të cilin është rënë dakord, ndërsa theksoi se ky është një subjekt për tu hetuar nga prokuroria.

Me autoritet është e vështirë të flasësh sepse ata shprehen që shërbimi është dhënë me koncension dhe drejtohu te ministria e shëndetësisë. Çështja është e thjeshtë, koncesionari që ka marrë në shërbim të gjitha spitalet në Tiranë ka që në shkurt-mars që 5-6 ditët e fundit nuk bënë më analiza, përjashto vetëm për rastet urgjente. Kjo është e turpshme sepse ky koncesion kur u bë, u bë jo të bjerë poshtë numri i analizave që bënte sistemi publik por të shtonte numrin e analizave duke marrë përsipër të kryente 164 analiza, por ai nuk po bën as analizat që janë bazike. Këtë e kam diskutuar sot me të paktën 6 shërbime ku më rezulton se ka pasur debate të forta, koncesioni i është drejtuar spitalit duke i thënë se keni plotësuar normën, por gjithçka në rrugë verbale dhe jo me shkrim. Ky është subjekt për tu hetuar nga institucionet kompetente, prokuroria sepse po flasim për abuzime me shuma të mëdha. Nuk kisha dëgjuar më parë që të mos bëheshin analiza, veçanërisht për analizat bazike. Nga nesër do shihni se situata mund të rregullohet sepse vjen buxheti mujor.

Më tej Skëndaj u shpreh se koncensionari ka marrë përsipër të realizojë 164 analiza kur më parë bëheshin 84, por ajo që duhet parë sipas tij është kontrata që shteti ka rënë dakord me koncesionarin.

Kjo kontratë është denoncuar që në krye të herës nga mjekët e QSUT, sepse ky shërbim jetik nuk mund ti jepet privatit. Këtu jemi përpara një skandali të madh që ne do ta vuajmë sepse ky është vetëm viti i parë, por gjithçka do shihet aty nga viti i 3 apo i 4.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy