Iljazaj: Basha mbolli farën se PD shkon përtej emrit të Berishës, dy fraksionet s’mund të bashkohen

Iljazaj: Basha mbolli farën se PD shkon përtej emrit të Berishës, dy fraksionet s’mund të bashkohen

Gazetari Ervis Iljazaj, thotë se as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha nuk do të tërhiqen dhe nuk do të dalë një i tretë, të paktën bazuar në deklaratat që kanë bërë.

Ai ngre pyetjen nëse mund të ekzistojë një Partia Demokratike dhe një e djathtë përtej emrit të Berishës apo jo, siç tha ai, e tregoi dhe 6 marsi dhe se me largimin e tij, kjo parti u shpërbë.

Iljazaj tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, se ndoshta PD është e lidhur vetëm me emrin e Sali Berishës dhe mbase me largimin e tij nuk do të ekzistojë më.

Pyetja që ngrihet është: a është më parti? Nëse për 30 vjet lidhet me një emër, kjo nuk është parti por është parti-njeri. Më shumë se mbështetja e qëndrimit të Lulzim Bashës, për mua problem ishte rikthimi i Sali Berishës. Kjo do të ishte një shtysë që këtë parti mund ta drejtoj një parti tjetër përveç Sali Berishës. E megjithatë ne duhet ti bindemi verdiktit të popullit. Shumica e demokratëve votuan Sali Berishën. Sigurisht PD ishte në reformim dhe nuk ishte momenti më i mirë për tu testuar. Lulzim Bashës me atë vendim nëse mund ti japim një meritë, është mbolli farën e një PD që shkon përtej emrit të Sali Berishës. Ishte tentativë e parë për të treguar që kjo parti mund të jetojë dhe pa Sali Berishën, por elektorati i djathtë tha jo.

Iljazaj shtoi se le të konsumohet edhe rikthimi i Sali Berishës, pasi shtoi se duke qenë se janë dy realitete të ndryshme, unë mendoj se nuk do të bashkohen.

Do të jenë dy fraksione të ndara. Nuk mund të përjashtojmë dhe realitetin tjetër që ka një të djathë që është anti-Berishiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy