
Deputeti demokrat Gazment Bardhi është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Mësohet se ai është thirrur në SPAK në cilësinë e personit që ka kallëzuar aferën e inceneratorëve në PD.
Bardhi u shpreh se nxit akuzën për të çuar përpara hetimet.
Sot isha në cilësinë si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetimet dhe pas dy viteve nuk kanë përfunduar ende.
Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet e për të cuar para drejtësisëDeri më tani nuk ka asnjë zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. I kemi dhënë besim SPAK do duhet të na kthejë mbrapsht besimin.
Këto tre inceneratorë janë aferë e pastër korruptive, i nxis për të çuar përpara hetimet.
Procedurë normale e ligjore që kallëzuesi do duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimet që ka bërë.
Kam kërkuar që të merret në cilësinë e provës e materiale dhe gjetjet e komisioniet hetimor parlamentar, ka pasur shtesë kallëzim nga PD mbi bazën e punës së bërë në komisionin hetimor e kam kërkuar që materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore.
Personat e kallëzuar nisin nga kryeministri Ram deri te nëpunësit e fundit që kanë firmosur. Tek pritshmëritë tona SPAK nuk ka shkuar sa kohe personat përgjegjës te evidentuar ne kallëzim duke nisur nga Edi Rama, Engjell Agacim, Gjiknuri e Ahmetaj e nje sere zyrtaresh te tjerë janë sot ende te lire ndërkohë qe kane përgjegjësi ligjore per kete afere.
Rendesi ka qe SPAK po heton, ka besimin e opinionit publik dhe timin personal kështu qe une e nxis ti shkoje deri ne fund hetimeve për këtë afere dhe afera te tjera korruptive.
Kujtojmë që dje në SPAK ka qenë edhe ish-drejtuesja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Opozita ka akuzuar vazhdimisht kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit të tij në lidhje me aferën.



