Himara në heshtje zgjedhore/ Të dielën votohet për kryebashkiakun e ri. Tavo dhe Gjikuria në garë

Himara në heshtje zgjedhore/ Të dielën votohet për kryebashkiakun e ri. Tavo dhe Gjikuria në garë

Nesër në bashkinë e Himarës votohet për krybashkiakun e ri dhe sot Himara është në heshtje zgjedhore.

Në garë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga Partia Demokratike, të dy pjesë e minoritetit grek.

23 mijë e 74 qytetarë të Himarës, do të zgjedhin nesër mes të dyve.

Ndërkohë, dje në Himarë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe i dërguari politik Blendi Klosi, në mbështetje të Tavos.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputeti Agron Gjekmarkaj,  kanë shkuar në mbështetje të Gjikurisë

Më 12 korrik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që t’i hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit, në prani të tij, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë.

Pas vendimit të KQZ, presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën kur do të mbahen zgjedhjet e reja.

Himara ka ndërruar disa kryebahskiakë gjatë kësaj periudhe kohore. Pas arrestimit të Belerit, vendin e mbajti paraardhësi i tij, Jorgo Goro, por edhe ky i fundit përfundoi në pranga nga SPAK.

Në këto kushte, me dy kryetarë në burg, Bashkia e Himarës u drejtua fillimisht nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila më pas u dorëhoq dhe aktualisht Bashkia drejtohet nga Arqile Bollano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy